FITORJA

Haziri ngushëllon familjen Beqiri dhe komunitetin artistik pas ndarjes nga jeta të kompozitorit, Fahri Beqiri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të pedagogut e kompozitorit të njohur kosovar, Fahri Beqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqiri.

“E nderuara familje Beqiri,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e kompozitorit të mirënjohur kosovar, njeriut me virtyte të larta kombëtare, Fahri Beqiri.

Me Beqirin kemi bashkëpunuar shkëlqyeshëm edhe në kohën sa kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe në cilësinë e kryetarit të Gjilanit.

GRANDEMALL

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin muzikor.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.