ARKATANA

Haziri: Nga sot fillon riorganizimi për pavarësimin e sektorit të Rinisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kjo është një ditë shumë e veçantë për rininë gjilanase, me aktivitete të ngjeshura. Tashmë i keni edhe zyret dhe keni shumë mundësi më të mëdha të sukseseve. Kemi filluar dje me pavarësimin e kulturës, do të vazhdojmë sot ta pavarësojmë sektorin e rinisë. Le të themi që sot fillon riorganizimi i këtij sektori dhe KVRL do të jetë pjesë aktive e kësaj çështje meqë i përfaqëson të rinjtë dhe të rejat. Ju lus që të punoni me nxënësit dhe studentët me organizatat e tyre, që t’iu dalim në ndihmë. Meqë si i ri ia kam filluar aktivitetin tim politik në forume të ndryshme, gjithmonë do ta keni përkrahjen time të pa rezervë, ka thënë Haziri.

Ka nisur sot të mbahen aktivitete në kuadër të “Ditës së Rinisë” në Gjilan me moton “Rini – jepi formë ëndrrave”, e cila organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i DKRS-së, Bujar Haziri, kanë pritur sot një grup të të rinjve të KVRL-së, në krye me Valdrin Halimin.

Haziri ka thënë se përkushtimi i Komunës për rininë gjilanase do të jetë gjithmonë prioritet, ndërsa pohoi se nga sot fillon riorganizimi për pavarësimin e sektorit të Rinisë në Komunën e Gjilanit.

FIDANISHTJA

“Kjo është një ditë shumë e veçantë për rininë gjilanase, me aktivitete të ngjeshura. Tashmë i keni edhe zyret dhe keni shumë mundësi më të mëdha të sukseseve. Kemi filluar dje me pavarësimin e kulturës, do të vazhdojmë sot ta pavarësojmë sektorin e rinisë. Le të themi që sot fillon riorganizimi i këtij sektori dhe KVRL do të jetë pjesë aktive e kësaj çështje meqë i përfaqëson të rinjtë dhe të rejat. Ju lus që të punoni me nxënësit dhe studentët me organizatat e tyre, që t’iu dalim në ndihmë. Meqë si i ri ia kam filluar aktivitetin tim politik në forume të ndryshme, gjithmonë do ta keni përkrahjen time të pa rezervë”, ka thënë kryetari Haziri.

Të rinjtë e pranishëm në këtë takim, kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e ofruar, duke e informuar për aktivitete e tyre në të mirë të avancimit të rinisë.

“Edhe ne si KVRL iu kemi bashkangjitur agjendës së drejtorisë dhe Komunës, në bazë të asaj që kam parë edhe në komunat tjera, mund të them lirisht Gjilani ka agjendën më të mirë në nivel nacional”, tha kryetari i KVRL-së, Valdrin Halimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.