ARKATANA

Haziri: Nga e hëna, gjilanasit mund të vaksinohen kundër COVID-19 te QMF Dardania

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se nga e hëna bëhet zhvendosja e shërbimit të vaksinimit nga palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Dardania.

Kërkesa e kamotshme e Komunës së Gjilanit drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për lirimin e hapësirave për klubet sportive u konfirmua sot pas takimit të zhvilluar të Komitetit të Gjilanit kundër përhapjes së COVID-19 me delegacionin e MSh-së, të udhëhequr nga sekretari permanent, Naim Bardiqi.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar delegacionin e Ministrisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunës së Gjilanit, në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik.

GRANDEMALL

“Zhvendosja e shërbimeve të vaksinimit kundër COVID-19 nga palestra e sporteve te QMF Dardania është lajm shumë i mirë. Kjo ka qenë kërkesë e jona e kamotshme për lirimin e hapësirave për klubet sportive dhe jam shumë i lumtur për këtë. Komuna e Gjilanit do të vazhdojë ta bëjë maksimumin për ruajtjen e shëndetit publik dhe apeloj qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen në hapësirat e Qendrës së Mjekësisë Familjare Dardania”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 27626 mostra, 9838 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 9619 janë shëruar, 200 persona e kanë humbur betejën, 19 raste janë aktive, 82264 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 4 pacientë, ndërkaq 17 mostra janë në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.