Fundamenti

Haziri: Nëse nuk ndodh koalicioni me LVV-në shkojmë në opozitë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar situatën politike dhe takimet që po bëhen LVV-LDK drejt arritjes së një koalicioni qeverisë.

Haziri ka thënë se marrëveshja do të ndodhë dhe se duhet pasur durim e besim.

“Është çështje bisedash dhe me vetë faktin se ne nuk po i cilësojmë negociata mes palëve por jemi duke diskutuar për arritjen e një koalicioni. Jemi duke ndërtuar koalicion me mirëbesim dhe me vetë faktin se 99 për qind e marrëveshjes është gati pra është ndërtu nuk mund të ndodhë që këto zhvillimet e fundit ta dëmtojnë vullnetin e mirë të dy palëve për me ndërtu një qeveri”, ka thënë Haziri për RTK, transmeton Telegrafi.

Duke folur tutje për krijimin e koalicionit qeverisës, Haziri ka thënë se në bisedimet me LVV janë duke sqaruar çdo gjë.

Uji Dea

“Kurti pritet të vijë ne krye të qeverisë në kuadër të një marrëveshje politike me LDK-në dhe kjo marrëveshje përmbyllet me atë që LDK ka besuar vazhdimisht se duhet te ndërtohet qartësi në program dhe proces. Sepse nuk duam të hyjmë në qeveri për një vit, por për një mandat të plotë dhe më gjatë. Duhet të sqarohet edhe roli i presidentit. LDK dhe LVV kanë vullnet, nuk ka të bëjë më emra të përveçëm por me qartësi, që LDK dhe LVV mos të këtë më kriza dhe të mos lejojmë bomba të kurdisura”, ka thënë ai.

Haziri ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja, munden me vazhdu me marrë kohë më shumë mirëpo nuk do të dështojnë. LDK ka vullnet dhe ka sinqeritet, ne përjashtojmë çdo mundësi tjetër të qeverisjes ose bëjmë koalicion me LVV ose kalojmë në opozitë”, ka thënë ai.

Ndryshe, LVV dhe LDK kanë zhvilluar një sërë takimesh ku kanë harmonizuar shumicën e programeve. Së fundmi, LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takimet ku po diskutohet për ndarjen e posteve./Telegrafi/