UBT

Haziri: Nëse nuk dakordohemi për President shkojmë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Haziri thotë se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

Haziri ka deklaruar se nëse nuk arrihet të zgjidhet Presidenti i ri, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjidhet Presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë Haziri.

“Deri atëherë edhe më tutje po vazhdojmë me bisedime lidhur me gjetjen e mundësisë së zgjedhjes së presidentit. Qeveria në anën tjetër është e pacenueshme dhe pa atakume në funksionim të saj si ekzekutiv”, deklaroi Haziri për Gazeta Blic.

ARKATANA

Deklarimet nga zyrtarët e opozitës, se shumë shpejtë do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, Haziri nuk i merr seriozisht.

Thotë se nuk do të mund ta arrijnë një gjë të tillë, për shkak që nuk i posedojnë votat e mjaftueshme.

“Nuk i kanë votat. Nuk pres që mocioni të arrijë legalisht legjitimitetin për tu inicu, për tu inicu edhe mund por për të rrëzu nuk di a munden me arritë një shumicë të mjaftueshme për me rrëzu Qeverinë Hoti”, thotë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.