Mobi Casa

Haziri: Nëse demarkacioni ka probleme teknike, duhet të zgjidhen

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka qenë i ftuar në emisionin “Rrokum Roll”, ku ka folur rreth aktualitetit politik. Haziri tha se me atë çfarë ndodhi dje në Kuvend askush nuk ka fituar dhe askush nuk ka humb, por vetëm është prolonguar procesi.

“Lajmi i mirë është se Fajon insiston se çështja e liberalizmit mos të shtyhet më”, tha Haziri, duke shtuar se megjithatë Demarkacioni është i lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Me PDK-në na ka bashkuar interesi kombëtar, statusi i Kosovës, duke sakrifikuar politikisht, sepse kemi dallime të mëdha, ndërsa kësaj here PDK ka qenë më tolerante, sepse ka pranuar që LDK të udhëheq me postin e kryeministrit”, theksoi Haziri.

Sa i përket koalicionit qeverisës, Haziri tha se ky koalicion funksionon mirë dhe nuk ka ndonjë plasaritje.

Haziri ka thënë se Kosova ka filluar me u nda bardhë e zi në Kosovë, krejt kjo falë opozitës, që ka tendenca me mbartë ndarjen ideologjike që është në parlament edhe te populli.

Mungesën e Listës Serbe në Kuvend dje, Haziri e ka komentuar me faktin se, kjo Listë ka qenë nën presion të opozitës serbe në Mal të Zi, sepse ata janë kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Mobi Casa

Haziri ka thënë se krejt kjo është falë ndikimit rus që ka në Ballkan, jo veq te opozita në Mal të Zi, pasi që Rusisë i pengon ndikimi amerikan në këto vende.

Sa i përket votimit të Demarkacionit, Haziri ka thënë se definitivisht ky proces do të kryhet.

“Lista Serbe nuk ka interes të zhvillohet Kosova”, ka thënë Haziri, duke shtuar se kjo listë nuk është faktor në Kosovë.

Haziri ka thënë se në Kosovë ka degraduar fjalori dhe komunikimi politik, dhe këtë e kemi ble pa pare nga Shqipëria, edhe pse atje dinë të ulen dhe të bisedojnë de ti zgjidhin çështjet. Deri vonë Kosova ka qenë shembull në komunikim.

Ka kaluar koha e diktaturave, kur të tjerët kanë ardhur në pushtet me trazira dhe më dhunë, për këtë jam i sigurt, ka thënë ndër të tjera Haziri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.