UBT

Haziri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, kane nënshkruar marrëveshjen tripalëshe (MAPL – Komunë – SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.

Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku Komuna do të participojë edhe me 269 mijë euro.

Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministren Redzepi për vlerësimin e lartë për Gjilanin në aspektin e performancës, ndërkaq ka shprehur garancën se ky projekt do të realizohet në mënyrën më të mirë, sikurse edhe ato të mëhershme.

Uji Dea

Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e afro 700 mijë euro.

Me grantet e fituara në 3 vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim Rrugën e Kumanovës, rrethrrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrastrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.