Mobi Casa

Haziri nënshkruan marrëveshje me “Help”, përfitojnë 40 biznese gjilanase

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane “Help”, në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të sektorit të mikrobiznesit në Kosovë”, i financuar nga qeveria gjermane.

Kryetari Haziri, me të nënshkruar këtë marrëveshje, ka falënderuar organizatën “Help” dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, që përkthehet me rritje të punësimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Haziri tha se ndjehet shumë i lumtur që është arritur kjo marrëveshje bashkëpunimi, nga e cila do të përfitojnë 40 biznese gjilanase.

Eco Higjiena

Nga ana e saj, Shqipe Breznica, koordinatore e projektit, është shprehur se do të mbështeten 40 biznese në synimet për të filluar zhvillimin e tyre, që përfshihen donacione të pajisjeve në vlerë prej 2000 euro, pastaj organizim i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, sikurse edhe do të bëhet monitorimi i bizneseve të mbështetura.

“Bizneset e reja, bizneset e vogla ekzistuese që kanë nevojë për ndihmë shtesë, gra të papuna, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, grupeve të komuniteteve dhe kategoritë me më pak mundësi të punësimit do t’u jepet konsideratë e veçantë në realizueshmërinë e ideve të sugjeruara të biznesit”, tha Breznica.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 121 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit participon me 16 mijë euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.