UBT

Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me platformen për promovimin e mësimit në distancë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje me platformën inovative, Albanian Massive Open Online Courses (ALMOOC) e cila fuqizohet nga EDUonGo me seli nga shteti i Washington-it në SHBA, me qëllim që të kontribuojë në stimulimin e mësimit dhe përvetësimin e lëndës së programimit dhe lëndëve shkencore tek nxënësit dhe shkollarët e të gjitha niveleve në Komunë.

Haziri dhe CeO i EDUonGo njëherit dhe drejtues i platforms ALMOOC, Ridvan Aliu, firmosën këtë marrëveshje me synim të nxisin në masë sa më të madhe mësimin e programimit dhe të lendeve shkencore si, matematikë, fizikë, kimi dhe gjuhë angleze, për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.

Haziri tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ndërmori hapin e parë në ofrimin e mundësisë së përdorimit të burimit alternativ almooc.com për nxënësit, studentët dhe të gjithë te interesuarve gjilanas.

FIDANISHTJA

Palët nënshkruese të këtij Memorandum Mirëkuptimi u zotuan të stimulojnë mësimnxënien dhe ndërmarrësin tek të rinjtë për të përgatitur të rinjtë që në një të ardhme të mundësohet veprimi i tyre në një qendër innovative.

“Jam tejet i kënaqur me cilësinë e mësimit që platforma almooc sot sjell në Komunën e Gjilanit, me mundësinë që bashkëpunimit që nxënësit gjilanas do ta kenë me komunitetin e gjerë të almooc-ut. Nuk kam pikën e dyshimit që almooc do të ketë ndikim të madh në përgatitjen sa më profesionale të nxënësve tanë dhe do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e shkencës dhe teknologjisë”, tha me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, Ridvan Aliu, drejtor ekzekutiv i Almooc, u shpreh se memorandumi i firmosur me kryetarin Haziri shënon fillimin e partneritetit afatgjatë nga i cili përfitojnë të gjithë nxënësit e Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.