Fundamenti

Haziri nënshkruan kontratat e subvencioneve me nëntë OJQ

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot kontratat e subvencionimit në bazë të thirrjes publike për nëntë organizata joqeveritare që veprojnë në këtë Komunë me shërbime për kategori të ndryshme të shoqërisë.

“Është përcaktim i Komunës së Gjilanit që të punoj ngushtë me këto organizata që në baza ditore japin shërbime për persona të cilët kanë aftësi të kufizuara në zhvillim ose që janë pjesë e personave me aftësi të kufizuara. Është brengë e vazhdueshme e jona dhe do t’i mbështesim gjithmonë që ndjenja e tyre të jetë e barabartë me të gjithë ne, si pjesë e përgjegjësisë dhe jetës së barabartë në shoqëri”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur gjithashtu se shumë shpejtë këto shërbime do të barten në SOS fshatin më të madh në nivel Republike, i cili tashmë ka nisur të ndërtohet në bazë të standardeve modern europiane me investim të Qeverisë së Kuvajtit në vlerë prej mbi 2 milionë dollarë.

Përndryshe, kontratat për subvencione nga thirrja publike me Komunën e Gjilanit i kanë nënshkruar organizatat qendra “Liria”, Qendra e Edukimit për Fëmijë me Nevoja të Veçanta, Handikos, shoqata e të shurdhërve “Anamorava”, Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA”, Shoqata ë të Verbërve, Shoqata e të Shurdhërve, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇk-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.