Fundamenti

Haziri: Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për zjarrfikësit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me shërbimin e zjarrfikësve, është zotuar se në vitin e ardhshëm do ta ndërtoj objektin e dytë për ta, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë.

Haziri ka vlerësuar lartë punën e Shërbimit të Zjarrfikësve, duke thënë se janë model i funksionimit institucional.

Mobi Casa

“Tashmë jemi në përfundim të renovimit total të objektit të zjarrfikësve, ndërkaq në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për ta në Rrugën Qarkore. Gjatë mandatit, nga buxheti komunal ne i kemi furnizuar zjarrfikësit me uniforma të reja, pajisje për intervenim të aksidenteve të trafikut, sikurse që i kemi siguruar dy automjete për funksionim më të suksesshëm të tyre”, theksoi kryetari i Gjilanit.

Komandanti i Njësit të Zjarrëfiksëve dhe Shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismajli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë institucion, ndërsa ka theksuar ndërtimi i objektit të dytë për ta është lajm i mirë sepse ua lehtëson punën dhe ndikon direkt në efikasitet thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.