Haziri në Tel Aviv paraqet shembullin e Gjilanit për implementimin e programit Smart City

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi haziri, njëherësh anëtar i bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, me ftesë të Unionit të Autoriteteve Lokale të Izraelit, po merr pjesë në koherencën botërore me temën “E ardhmja e qyteteve dhe sfidat e komunave”, ku fokus i veçantë do t’i vihet edhe fushës së teknologjive Smart.

Gjatë diskutimeve të sotme me pjesëmarrësit në konferencë, kryetari Haziri e ka spikatur Gjilanin si shembullin në implementimin e programit Smart City, duke qenë edhe shembull në regjion sa i përket kësaj fushe.

“Apliko Online”, “One Stop Shop”, “Telework”, “Gjilani Smart City”, “E-kiosqet” e Arkiva Digjitale, e-Shëndetësia, e-Arsimi, e-Biblioteka etj, janë vetëm disa nga projektet që Gjilanin e bëjnë modelin më të mirë, jo vetëm në Republikë, por edhe në rajon”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri, gjatë diskutimit me kryetarin e kryeqytetit të Izraelit (Tel Aviv), Ron Huldai, Haziri ka përmendur edhe takimin me ambasadorin e Izraelit në Gjilan, Yossi Levi, duke shtuar se kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë mes Gjilanit dhe këtij shteti.

Gjatë tri ditëve në vazhdim, kreu i Gjilanit së bashku me pjesëmarrësit në këtë konferencë, do të ketë mundësinë të diskutoj për aspektet të veçanta të qeverisjes lokale në kontekst të zhvillimit teknologjik.

Përndryshe, ndër personalitetet që marrin pjesë në konferencë, janë edhe ministri i Ekonomisë dhe Industrisë në Izrael, Eli Cohen, ish-drejtori i përgjithshëm i MOSSAD, Tamir Pardo, kryetari i Yafo, Tel Aviv etj./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).