Fundamenti

Haziri: Në Lladovë e Zhegër është shuar burimi i infeksionit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në izolim janë 7 familje në Lladovë, 3 në Arbëria, 2 në Malishevë të Epërme dhe 1 në Deremahallë. Në Vrapҫiq e Zhegër është shuar burimi i infeksionit. Po punojmë me zbatim të masave strikte dhe nëse vazhdojmë me këtë lojalitet qytetar, shumë shpejt Gjilani do të jetë komuna e parë që nuk e ka asnjë të infektuar ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit

Lajm i mirë për Gjilanin
Sapo e morëm njoftimin zyrtar nga IKSHP që nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, një bashkëqytetar është shëruar plotësisht, përderisa nëntë raste janë në tretman mjekësorë. Në izolim janë 7 familje në Lladovë, 3 në Arbëria, 2 në Malishevë të Epërme dhe 1 në Deremahallë. Në Vrapҫiq e Zhegër është shuar burimi i infeksionit. Po punojmë me zbatim të masave strikte dhe nëse vazhdojmë me këtë lojalitet qytetar, shumë shpejt Gjilani do të jetë komuna e parë që nuk e ka asnjë të infektuar. #rriNshpi

Ndërkohë edhe Arbër Ismajli ka shkruar për gjendjen e fundit në Gjilan

Postimi i Arbër Ismajlit

Hidromorava

Jemi në rrugë të mbarë e të drejtë. Nga 353 mostra të testuara në nivel Kosove, në Gjilan janë marrë 40 mostra, dhe, nga të gjitha mostrat e marra kanë rezultuar me rezultat negativ. Kjo na bënë të lumtur dhe më të përgjegjshëm në mbajtjen e vetëdijes qytetarë karshi kësaj pandemie. Qytetarët e Gjilanit po tregojnë vendosmëri në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie.

Të prekurit e mëhershëm nga Komuna e Gjilanit, janë në gjendje stabile dhe drejtë përmirësimit. E rëndësishme është që janë gjurmuar kontaktet e të prekurve, si dhe kontaktet e kontakteve, dhe me këtë konfirmojmë se situata është nën kontrollë të plotë. Vetë-izolimi po jep rezultate të plota, si dhe, vetëdija qytetare në mos përfshirjen e kontakteve me të tjerë

Vazhdoni të qëndroni me familjet e juaja, mos dilni pa nevojë, respektone distancën si dhe rritni masat e higjienës. Më e rëndësishmja respektoni në përpikëri çdo lloj instruksioni të dalë nga organet gjegjëse. Jemi në rrugën e duhur si Gjilan, dhe, konsiderojmë që po shkojmë drejt një epilogu karshi mbylljes përfundimtare të plotshërueshme të të gjitha rasteve.
#bashkeiadalim