HW

Haziri: Në LDK askush nuk ka dyshim se Isa Mustafa është kandidati për President

/ 2 minuta lexim
HW

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për skenarët e zgjidhjes së ngërçit mes LDK-së dhe LVV-së.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së është arritur pa ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ai ka thënë se Borrel vetëm ka përcjell mesazhin e BE-së që institucionet të formohen sa më shpejt, por nuk ka ndikuar në marrëveshje.

Nënkryetari i LDK-së thotë se takimi me Besnik Bislimin, që kishin pasur pas takimit me Borrelin, ka qenë determinat për arritjen e marrëveshjes, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se me Vetëvendosjen i kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

United Hospital

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai thotë se Mustafa e Kurti janë dakorduar që propozimi të vjen nga LDK.

Haziri ka thënë se Isa Mustafa ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos lakohet emri i tij dhe as emra tjerë për president deri sa të vijë afatet kushtetuese.

Haziri ka thënë se megjithatë askush nuk ka dyshim në LDK se Isa Mustafa do të ishte i nominuari për president nëse ato zgjedhje do të bëheshin nesër.

I dyti i LDK-së megjithatë ka thënë se mënyra se si do të veprojë Lista serbe në zgjedhjen e presidentit do të ketë shumë rëndësi në këtë proces.

“Lista serbe nuk është pjesë e koalicionit dhe mënyra se si do të veprojnë ata do të jetë shumë me rëndësi në këtë proces”, tha Haziri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.