Uji Dea

Haziri në koordinim me drejtorët për mbështetje dhe cilësi në arsim

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Ismajli dhe drejtoret komunal te Arsimit, Financave dhe Administratës, kanë vlerësuar gjysmëvjetorin e parë shkollor dhe njëkohësisht janë caktuar prioritetet investive sipas planifikimit në sektorin e arsimit, duke përfshirë këtu edhe trajtimin e kërkesës së SBASHK-ut, duke ofruar koordinim të plotë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në interes te nxënësve dhe mësimdhënësve.

Haziri ka thënë se arsimi, si shtylla më e fuqishme e zhvillimit dhe përgatitjes së kuadrove si prioriteti i parë në qeverisjen e tij, ka dhënë rezultate pozitive dhe kjo bazohet në statistikat e suksesit të nxënësve për periudhat e njëjta nëpër vite.
Haziri, gjithashtu, ka konfirmuar se nga buxheti i shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorët do të investohet në arsim në mënyrë të vazhdueshme konform prioriteteve dhe planifikimit vjetor.

KKVITI

Në këtë takim është folur edhe për normat, planifikimin e tyre dhe organizimin e mësimdhënies e mesimnxënëies në bazë të kurrikulave dhe bazës ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm./rajonipress/