Fundamenti

Haziri: Në këtë festë ne respektojmë sakrificën e heronjve e dëshmorëve të cilët u kryengritën për çlirimin e vendeve tona

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet në shënim të festave të nëntorit, duke respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.

Me që viti 2020 iu dedikua figurës së heroit Abdullah Tahiri, kryetari i Komunës së Gjilanit me bashkëpunëtorët dhe familjen Tahiri, kanë bërë homazhe tek lapidari i tij, për të vazhduar tek varrezat e dëshmorëve e për të përfunduar tek lapidarët dhe bustet e heronjve: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Reshat Ymeri, Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti.

“Uroj 28 Nëntorin, festën e madhe të pavarësisë së shqiptarëve. Në këtë festë ne respektojmë vlerat tona, sakrificën e heronjve e dëshmorëve të kombit, të cilët u kryengritën për liri dhe pavarësi këto 108 vjet, për çlirimin e vendeve tona. Faleminderit NATO, faleminderit BE. Festoni kuq e zi, por me kujdes!”, ka thënë pas homazheve kryetari i Gjilanit, Haziri.

FITORJA

“Ky vit është më ndryshe. Një numër i kryengritësve dhe bartësve të luftës çlirimtare të Kosovës po përballen me drejtësi në Dhomat e Specializuara. Duke besuar në luftën e pastër dhe në kryengritjen e drejtë që është realizuar si mjet i fundit i politikës dhe luftës për çlirim të Kosovës, besoj që në kohën që po e kalojmë, Kosova do të dalë më e fortë, lufta do të dalë me e drejtë dhe njerëzit do të kthehen në familjen dhe atdheun e tyre”, ka shtuar Haziri.

Ne emër të familjes Tahiri, ka folur djali i heroit Abdullah Tahiri, Iliri, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit që këtë vit ia dedikoi figurës së kryengritësit të madh për lirinë e shqiptarëve.

“Qysh e tha kryetari, këtë festë po e festojmë pa udhëheqësit e UÇK’së. Uroj që vitin e ardhshëm ta festojmë bashkë me ta. Sa i përket Komunës që i ka kushtuar vitin 2020 babit, për ne si familje është një krenari dhe respekt, por edhe për Gjilanin në përgjithësi. Urime festat e nëntorit”, ka thënë Tahiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.