ARKATANA

Haziri: Ne jemi frymëzuar mbi sakrificën dhe idealin e veprimtarit Sabit Rexhepi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Sabit Rexhepi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

Në telegram, thuhet:

“E dashura familje Rexhepi,

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, Sabit Rexhepi.

GRANDEMALL

Baca Sabit është simbol i qëndresës, guximit dhe rezistencës kundër regjimit të kohës, i cili, as pas torturave çnjerëzore, nuk u zbraps, nuk u thye dhe nuk u dorëzua kurrë.

Mbi sakrificën e bacës Sabit dhe krejt ish të burgosurve politikë, mbi luftën dhe idealet e tyre, ne
jemi frymëzuar dhe sot po e shijojmë lirinë.

Veprimtari Sabit Rexhepi fizikisht më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë çështjes shqiptare të Kosovës, në një kohë të pakohë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, Shoqatës së ish të Burgosurve Politik, shokëve miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.