RCCOLA

Haziri: Në Gjilan kemi më shumë të shteruar dhe më pak raste, por gjendja është alarmante

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – #Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit ka shkruar Lutfi Haziri.

Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjët dhe familjarët.

Uji Dea

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje ka thënë Haziri./rajonipress/