UBT

Haziri: Ne e kemi ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe shëndetin e ekonomisë, Qeveria s’mund të ndërhyjë në këtë formë në mesnatë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dal në mbrojtje bizneseve gjilanase, disa prej të cilave janë mbyllur mbrëmë nga ana e Qeverisë, nën arsyetimin se nuk janë zbatuar masat anti-COVID-19.

“Task-forca e Qeverisë së Kosovës me njerëz të angazhuar me kontrata të përkohshme, po vazhdon t’i shkaktojë kokë dhembje bizneseve të Gjilanit, siç është Maroa e Mono, pasi dënimet janë të pa përballueshme për bizneset e vogla.

Kjo është ndërhyrje në kompetencat e Komunës, është anashkalim i Kryetarit të Komunës dhe Inspekcionit komunal. Ne jemi duke e shqyrtuar rastin nëpërmjet zyrës ligjore, për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe në afat sa më të shkurtër do të normalizohen veprimtaritë.

I bëj thirrje task-forcës që të mos ndërhyjë në kompetencat e Komunës pa koordinim me inspekcionin komunal. Është e ndaluar me ligj ndërhyrja e policisë me armë të gjata apo të shkurtra, në lokale ku nuk ka inspektorë të shtetit, të cilët janë të thirrur që t’i zbatojnë masat e IKSHPK. Kjo mbrëmë nuk ka ndodhur sepse është pjesë e një presioni ekonomisë dhe ndaj bizneseve të Gjilanit.

UBT

Dënimet e padrejta ndaj bizneseve të vogla do t’i refundojmë, sikurse që edhe do t’i subvencionojmë sepse këto biznese rrezikojnë falimentimin. Përfundimisht duhet të ndalohet ndërhyrja e tillë Qeverisë në mesnatë, në jetën publike dhe në jetën private sepse kjo na dërgon drejt padëgjueshmërisë qytetare e cila nuk i duhet askujt në këtë fazë.

Ne jemi komunë shembull për zbatimin e masave anti – COVID-19, duke e ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë.

Aktualisht, nuk kemi asnjë pacient pozitiv me COVID në Spitalin e Përgjithshëm, derisa në zonën urbane i kemi vetëm 4 raste aktive. Trendi i rënies është i mirë, fal lojalitetit qytetar në zbatimin e vendimeve”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/