FITORJA

Haziri: Në Ditët e Lirisë iniciojmë emërtimin e Bibliotekës së Qytetit me emrin Beqir Musliu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit për nderë të Ditës së Çlirimit nga sot ka nisur me aktivitete të ndryshme shënimin e Ditëve të Lirisë së Gjilanit duke nderuar e çmuar vlerën e madhe të Beqir Musliut.

Me homazhe pranë varrit të shkrimtarit Beqir Musliut dhe shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, kanë shënuar fillimin e ditëve të festës dhe krenarisë në shenjë të lirisë që gëzojmë gati dy dekada.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Beqir Musliu ishte një gjigant në letërsinë shqipe, jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë.

ARKATANA

“Beqir Musliu është shkrimtar modern dhe na obligon të gjithëve që të punojmë dhe zbardhim atë që ai e la në gjysmë. Gjilani ndjehet krenar që kishte një njeri gjigant për kah vlera intelektuale e letrare, siç është Beqir Musliu. Ai tashmë nuk është vetëm i Gjilanit, por është i gjithë shqiptarëve dhe i lexuesve në përgjithësi edhe përtej trojeve shqiptare. Nga sot nisim iniciativën për emërtimin e Bibliotekës së Qytetit me emrin e tij. Njeriu i letrave e i librit duhet të jetë në auditoriumin e madh të librave e të leximit, sikur që është biblioteka e re e Gjilanit, që na bënë nderë të gjithëve me emrin Beqir Musliu”, tha kryetari, Lutfi Haziri.

Më pas në ambientet e Bibliotekës së Qytetit sot është publikuar fituesi i çmimit letrar “Beqir Musliu” që juria profesionale e cila ka ndarë këtë çmim për Ramadan Rexhepin, një shkrimtarë e publicist nga Kosova Lindore me qëndrim prej rreth dy dekadash në Skandinavi.

Ndërsa, programi në tempullin e leximit ka vazhduar me poezi dhe prozë të deklamuar nga student e nxënës gjilanas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.