United Hospital

Haziri: Në Anamoravë është tentuar të falet krimi e të kontrollohet amnistia

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lutfi Haziri thotë se mbi 80 kallëzime penale , shumë hetime , dhe kontrolle policore e bëjnë Komunën e Gjilanit nën singlën :”Hetimet vazhdojnë”.Përkundër kësaj unë besoj në drejtësi dhe drejtësia përkundër këtij ambienti do të triumfojë mbi kontrollin qeverisës dhe kontrollin partiak. Gjilani do të bëhet një shembull i mirë i kësaj sepse ka gjyqtarë, prokuror, e polic që i shërbejnë popullit dhe shtetit e Gjilanit, por parasëgjithash nderit të tyre të gjykatësit, prokurorit apo policit të shtetit.

Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, kandidat për kryetar të GJilanit dhe deputet në Kuvendin e Kosovës për rajonipress thotë se sundimi i ligjit dhe rezultatet e prekshme në drejtësi mbesin detyra më e parealizuar në Kosovë, e si rrjedhojë edhe në regjionin e Anamoravës.

Haziri tha se përkundër kësaj gjyqësori, prokuroria e shtetit dhe policia e shtetit janë të varur në krijimin e ambientit të qëndrueshëm për sundim të ligjit, parakusht që i takon Qeverisë dhe Kuvendit.

Mobi Casa

Haziri mendon se kjo Qeveri me qëllim po e ngulfat për “mbytje” drejtësinë dhe vendosjen e drejtësisë. “Bedelet partiak, ndërhyrjet partiake për kontroll, afatet korruptive të përfaqësuesve partiak të veshur me pushtet, abuzimet e keqqeverisja e PDK-së dhe aleatëve të saj po pretendon me “shit” si dobësi të organeve të drejtësisë që në fakt është “laku në fyt” për drejtësinë.

Haziri thotë se mbi 80 kallëzime penale , shumë hetime , kontrolla policore e bëjnë Komunën e Gjilanit nën singlën :”Hetimet vazhdojnë”.”Përkundër kësaj unë besoj në drejtësi dhe drejtësia përkundër këtij ambienti do të triumfojë mbi kontrollin qeverisës dhe kontrollin partiak. Gjilani do të bëhet një shembull i mirë i kësaj sepse ka gjyqtarë, prokuror, e polic që i shërbejnë popullit dhe shtetit e Gjilanit, por parasëgjithash nderit të tyre të gjykatësit, prokurorit apo policit të shtetit.

Haziri tha se në regjionin e Anamoravës realisht është munduar të kontrollohet amnistia dhe të falet krimi, por drejtësia nuk është nënshtruar ndaj kësaj tendence./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.