Eko Higjiena

Haziri ndjehet krenar me vlerësimin e Pentagonit për kompaninë brend të Gjilanit, Palma Mobilje

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka vizituar kompaninë Palma Mobilje, ku janë pritur nga pronari, Ekrem Shahini.

Haziri është shprehur se ndjehet krenar me punën e rezultatet e mëdha të arritura të kësaj kompanie, të cilën e vlerësoi lartë edhe Pentagoni – Departamenti i Mbrojtjes, duke e ngritur flamurin më 17 qershor “Për nder të përkushtimit, angazhimit dhe mbështetjes suaj të jashtëzakonshme ndaj Ushtrisë Amerikane”.

KKGJILAN

“Jam krenar me kompaninë Palma, brendi i Gjilanit i njohur dhe i shpërblyer nga Pentagoni në ditëlindjen amerikane. Faleminderit Ekremi Shahini për gjenerimin e vendeve të punës dhe brendin që ia keni sjell Gjilanit, i cili tashmë ka emër edhe në shtete të ndryshme të botës”, ka thënë Haziri.