HW

Haziri ndjehet krenar me vlerësimin e Pentagonit-Departamenti i Mbrojtjes për kompaninë brend të Gjilanit, Palma Mobilje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se ndjehet krenar me vlerësimin që Pentagoni-Departamenti i Mbrojtjes i ka bërë kompanisë Palma Mobilje, duke e ngritur flamurin më 17 qershor “Për nder të përkushtimit, angazhimit dhe mbështetjes suaj të jashtëzakonshme ndaj Ushtrisë Amerikane”.

“Jam krenar me kompaninë Palma, brendi i Gjilanit i njohur dhe i shpërblyer nga Pentagoni në ditëlindjen amerikane. Urime stafit, z. Ekrem Shahini dhe familjes Shahini”, ka thënë Haziri, teksa ka uruar SHBA’të për 243-vjetorin e Pavarësisë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e madhe për Gjilanin.

ARKATANA

“Në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e falënderoj ambasadorin, shkëlqesinë e tij, z. Philip Kosnett, për vizitën në Gjilan dhe ofrimin e mbështetjes së madhe për komunën tonë. Faleminderit Amerikë për prezencën me trupa paqeruajtëse dhe për partneritetin 20-vjeçar mes Gjilanit dhe USAID në mbështetje të projekteve zhvillimore në favor të gjilanasve. Miqësi e përjetshme me Amerikën. Urime 243-vjetori i Pavarësisë”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.