ARKATANA

Haziri: Ndihem krenar për gjithçka që i kam dhënë Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, në kuadër të programit “Guest Speaker”, të cilin e ka moderuar profesori Flamur Hyseni. Gjatë karrierës 24 vjeçare, Haziri tha se ka marrë pjesë në të gjitha proceset politike të Kosovës, duke e përshkruar me shumë sfida e suksese dhe në të njëjtën kohë ndihet krenarë për gjithçka që i ka dhënë Kosovës.

Kryetari Haziri, ndër të tjera ka folur për karrierën e tij politike, që daton nga vitit 1990 si student i Universitetit të Prishtinës, e deri në ditët e sotme.

Gjatë karrierës 24 vjeçare, Haziri tha se ka marrë pjesë në të gjitha proceset politike të Kosovës, duke e përshkruar me shumë sfida e suksese dhe në të njëjtën kohë ndihet krenarë për gjithçka që i ka dhënë Kosovës.

Ai tha se karrierën e tij e karakterizojnë 3 faza të rëndësishme. E para, ka të bëjë me rezistencën aktive politike kundër Serbisë për liri dhe demokraci të Kosovës. E dyta, për procesin e pasluftës, që ka të bëjë me shtet-ndërtimin dhe e treta për angazhimet e mëdha në periudhën post-pavarësi, pra nga viti 2008 e këndej.

ARKATANA

Gjatë rezistencës aktive kundër Serbisë për liri dhe demokraci, ka qenë periudha më e rëndë e zotit Haziri, ku është spikatur përgatitjen e tij në kampet në Shqipëri për t’iu kundërvënë me luftë, derisa periudha më e rëndë ka qenë ajo kur në nëntor të vitit 1998, u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Për fazën e dytë, theksoi se ka qenë po ashtu e vështirë, me shumë sfida, probleme, e debate të brendshme e të jashtme lidhur me shtet-ndërtimin, që përfshinë standardet para statusit, periudhën e rëndë të negociatave të Vjenës e deri te përgatitja për shpalljen e pavarësisë.

Ndërsa për fazën e tretë, ka folur për mbikëqyrjen ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë, për misionin e EULEX-it, të cilit i janë dhënë kompetenca ekzekutive, e deri tek rrugëtimi drejt rizgjedhjes kryetar i Gjilanit në mënyrë plebishitare, me mbi 26 mijë vota.

Pas ligjëratës, pasuan pyetjet dhe interesimet e shumta të studentëve, të cilave i është përgjigjur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.