FIDANISHTJA

Haziri ndez qirinj në ndërrimin e motmoteve për të kujtuar 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi dhe bashkëpunëtorët, ka festuar ndërrimin e motmoteve mesin e qindra qytetarëve të Gjilanit, para Teatrit të Qytetit.

Ai ka ndezur qirinj në shenjë simbolike për të kujtuar masakrën e Gjilanit, nga e cila para 70 viteve, pësuan mbi 8000 qytetarë ose gjysma e popullatës së asaj kohe.
Haziri ka uruar qytetarët e Gjilanit që viti 2015 të jetë vit i bereqetit, i shëndetshëm dhe vit më i mirë se ky që kaluam.

”Më lejoni që sonte, në këtë dimër të ftohtë, t’ju uroj Vitin e Ri të gjithë gjilanasve dhe të gjithë mërgimtarëve tanë që gjenden në pushime në vendlindje. Uroj që viti 2015 të jetë vit i bereqetit, i shëndetshëm dhe vit më i mirë se ky që kaluam. Gjilani sonte, përveç festës, ka edhe dhimbje e krenari. 70 vjet më herët, Gjilani e ka kaluar dimrin e tmerrit, ku 60 për qind e qytetarëve në Anamoravë janë masakruar. Jam i nderuar që jam kryetar i qytetit që e ka marrë medaljen më të lartë të Presidentes së Republikës, që është “Urdhri e Lirisë”. Duke qenë qytetar i dekoruar sot, së bashku me ju, ndihem krenar, por në të njëjtën kohë edhe me mall për qindra mijëra qytetarë të Gjilanit që as pas 70 vjetëve nuk janë gjetur. Ju uroj shëndet, fat dhe gjithë të mirat në këtë vit. Gëzuar!”, ka uruar Haziri para qindra qytetarëve të Gjilanit, të cilët kishin zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta festonin para Teatrit të Qytetit.

Eco Higjiena

Kreu i Gjilanit ka vizituar institucionet që kujdestarojnë 24 orë, Spitalin Regjional dhe Policinë e Kosovës duke e vlerësuar kontributin e tyre edhe në kohë festash derisa qytetarët festojnë në shtëpitë e tyre.

Haziri tha se është krenar me këto institucione në Gjilan, të cilat kujdesen 24 orë për qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.