United Hospital

Haziri nderon me mirënjohje veteranin e futbollit, Haqif Shkodra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje për bashkatdhetarin tonë, Haqif Shkodra, në shenjë falënderimi për kontributin e tij të çmuar dhe merita të veçanta në sport, veçanërisht në futboll.

“Haqif Shkodra është një nga futbollistët më të spikatur në historinë e futbollit të Gjilanit duke qenë edhe lojtar në ekipin junior të përfaqësueses së Jugosllavisë për një kohë të gjatë. Po ashtu lojtar shumëvjeçar i KF “Drita”. Së bashku me komunitetin shqiptar në Kanada, Haqifi vazhdon ta mbajë gjallë traditën e futbollit, duke luajtur e përkrahur si trajner disa ekipe futbolli të komunitetit shqiptar atje.

Kryetari theksoi rëndësinë e sportit si ndërtues i imazhit të mirë të vendit tonë dhe kombit nëpër botë.

“Diaspora në veçanti i jep shpirt e zemër vendit tonë. Edhe gjatë vizitës time të fundit në Kanada, kam parë punën e mirë që komuniteti ynë e bënë atje. Jeni meritor!”, ka përfunduar kryetari Haziri.

ARKATANA

Kurse, Haqif Shkodra ka thënë se kur një mirënjohje ndahet nga institucionet e shtetit të Kosovës, kjo do të thotë se përgjegjësia për të vazhduar punën duhet të jetë edhe më e madhe dhe obligim për mua.

“Jam tejmase i nderuar, që pranova këtë nder të madh që më është bërë nga ana juaj kryetar Haziri. Kjo është stimulim për punë të mëtutjeshme për mua dhe të gjithë sportdashësit në diasporë”, ka thënë ai duke falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit.

Për ndryshe Haqif Shkodra, që nga paslufta jeton e punon në Edmonton të Kanadasë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.