Fundamenti

Haziri nderon me mirënjohje personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për të veçanta për veprimtarët që ka dhënë shumë për lirinë e vendit, sikurse edhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve, në shenjë nderimi për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit.

“Sot po ndajmë mirënjohje për më të merituarit dhe më të dalluarit në kuadër të kontributit për liri dhe çlirimin e vendit. Këto mirënjohje përfshijnë kontributin politik, ushtarak, të institucioneve të veçanta të sigurisë, policisë së shtetit, FSK’së, Njësitit të Zjarrfikësve dhe autoritete tjera të Gjilanit”, ka thënë Haziri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

“Ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë. Do të vazhdojmë t’i respektojmë deri në gjunjëzim të gjithë ata që kanë qenë udhërrëfyes tanë dhe kontribuues për këtë ditë të bardhë të çlirimit. Kjo është vetëm një mirënjohje në emër të qytetarëve të Gjilanit”, ka shtuar Haziri.

UBT

Përpos mirënjohjeve, për herë të parë është dhënë çmimi “Agim Ramadani” që në këtë rast është për nënkolonelin e FSK’së, Skender Haliti.

Ndërkohë, me mirënjohje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për bashkëpunimin me komunitetin, janë nderuar këta persona:

Bastri Musmurati – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Fatmir Rexhepi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Ahmet Isufi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Nazmi Musa – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Afrim Nuhiu nga Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK – mirënjohje si ushtar i dalluar për kontribuin në bashkëpunimin me komunitetin
Njësiti Sektorial i Stacionit të Policisë në Gjilan – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional
Berat Shala – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe për kontributin në të mirë të komunitetit
Granit Abdyli (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit
Besnik Mustafa (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit
Milovan Arsic (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit
Shaip Ismajli (Njësiti i Zjarrfikësve) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit