Eko Higjiena

Haziri nderon me mirënjohje personalitetet e vitit, Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit, ka nderuar me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu, të cilët po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtarë.

Adriana Matoshi, e cila është shpallur aktorja më e mirë në festivalin “See A Paris” në Francë për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, ka thënë se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar me mirënjohjen.

Ajo ka kujtuar në këtë aktivitet kohën e saj që nga lojërat e saj si fëmijë, angazhimin në role të ndryshme në Teatër, pastaj edhe si menaxhere e Teatrit të Qytetit dikur.

Uji Dea

Ajo, njëkohësisht, ka përgëzuar kryetarin Haziri për angazhimin që është duke bërë në vazhdimësi në sektorin e investimeve në përgjithësi dhe veçanërisht në sektorin e kulturës që Gjilanit me mbështetjen e tij i ka dhënë emër dhe frymë kulturës në përgjithësi.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili është producent i filmit “Nëntori i Ftohtë”, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për kujdesin e veçantë që e shfaqë për aktorët në përgjithësi dhe kulturën, duke i mbështetur në të gjitha projektet.

Këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani dhe drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.