Fundamenti

Haziri nderon me mirënjohje drejtoreshën e kursit të gjermanishtes, Ibadete Abazi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot shkollën e kursit të gjermanishtes, ku me drejtuesit e saj ka biseduar për punën dhe sukseset si dhe për interesimin e të rinjve për mësimin e gjuhëve të huaja.

Në nderim të sukseseve të arritura, kryetari Lutfi Haziri e ka nderuar me mirënjohje drejtoreshën e kësaj qendreje, Ibadete Abazi, e cila ka marrë guximin ta themelojë ndër të parat një shkollë për gjuhët e huaja dhe ka ditur ta menaxhojë dhe avancojë atë deri në këtë nivel, përmes përkushtimit dhe kreativitetit.

Haziri e ka përgëzuar me këtë rast drejtoreshën Abazi, stafin e saj si dhe vijuesit e kursit të gjuhës gjermane, për arritjet e deritashme, duke e ditur se nuk është lehtë të fillosh e para një punë dhe t`ua bësh fëmijëve dhe të rinjve të kuptueshme dhe të pranueshme një gjuhë jo amtare.

ARKATANA

Për më tepër, ai ka nënvizuar faktin se gjuhët janë vlera e vërtetë e një njeriu, duke rikujtuar shprehjen e njohur ‘sa gjuhë di, aq vlen’.

Ndërkaq, drejtoresha Ibadete Abazi e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mirënjohjen për të, që në të vërtetë është një vlerësim për punën e kësaj shkolle.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.