Haziri nderon me mirënjohje Dr. Rexhep Shalën

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje doktorin Rexhep Shala, për përkrahjen, lobimin për çështjen e Kosovës dhe mbështetjen e studentëve shqiptarë në përgjithësi dhe veçanërisht mbështetjen e studentëve të Kosovës në Evropë.

“Doktori Shala është një kuadro i nderuar i Gjilanit, që me angazhimin e tij të vazhdueshëm në të gjitha sferat e jetës, njihet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Evropë në përgjithësi dhe veçanërisht në Gjermani, ku efektivisht është i angazhuar. Kam ndarë këtë mirënjohje për ta falënderuar për kontributin e dhënë ndër vitesh për avancimin e shqiptarëve në përgjithësi, lobimin për çështjen shqiptare atje dhe mbështetjen e pa rezervë që në baza ditore jep për studentët tanë atje. Angazhimi i tij është një shembull i një bashkëqytetari tonë që është i përkushtuar për vendlindjen e tij, kudo që është dhe vepron. Unë jam krenar me Dr. Rexhep Shalën”, ka thënë mes tjerash, kryetari Lutfi Haziri.

RCCOLA

Vet Dr. Rexhep Shala, që punon në spitalin Alb Fils Kliniken, ka thënë se ndjehet shumë i nderuar me mirënjohjen dhe vlerësimin që i është bërë nga vendlindja e tij dhe këtë vlerësim ka theksuar se do ta ruaj si shumë të veçantë për respektin dhe kujdesin që i është bërë./rajonipress/