United Hospital

Haziri nderon me çmimin “Nderi i Qytetit” tetë personalitete që kanë dhënë shumë për sportin

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Në vigjilje të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë çmimet “Nderi i Qytetit” për tetë personalitete që kanë dhënë shumë për sportin gjilanas.

Xhelal Behluli, Naim Rexhepi, Zejdi Rexhepi, Nexhat Behluli, Ekrem Rukovci, Shukri Sylejmani, Shemsedin Abazi dhe Selami Osmani – Bezi (post mortum), janë personalitetet që janë nderuar sot.

ARKATANA

“Në kohët më të vështira, në okupimin më të rëndë dhe kur mbijetesa njerëzore dhe kolektive, ka qenë e paimagjinueshme pa rolin dhe kontributin e këtyre personaliteteve në organizim e veprimtari të jetës kulturore e sportive. Po ashtu, disa prej emrave të gjeneratës së artë na kanë bërë krenarë me lojën e tyre. Kontributi juaj, ka qenë jetik për këtë ditë të bardhë që po e jetojmë sot”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, personalitetet që janë nderuar sot, kanë shprehur falënderim për nderin që i është bërë për veprimtarinë e tyre jetësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.