Mobi Casa

Haziri nderohet me mirënjohje nga organizata Green Art Center – Prishtina

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pas mirënjohjes që ka marrë nga organizata gjermane GIZ, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar sot me mirënjohje nga Green Art Center – Prishtina (GAC).

Mirënjohjen ia ka dorëzuar kryetarit Haziri themeluesi i “GAC”, Lorik Muçaj, me motivacionin për “përkrahjen e nismave mjedisore në Komunën e Gjilanit si dhe angazhimin e tij në zhvillimin e kapaciteteve komunale që ofrojnë mundësi për edukim mjedisor dhe një mjedis më të pastër”.

Haziri e ka falënderuar organizatën “GAC” për mirënjohjen, ndërsa theksoi se ky është edhe një motiv për të dhënë kontributin me krejt qenien e tij në shërbim të qytetarëve për t’ua bërë jetën më të mirë.

Uji Dea

Haziri i ka ofruar mbështetjen e tij maksimale kësaj organizate gjatë veprimtarisë së tyre në Komunën e Gjilanit.

Ndërkaq, Lorik Muçaj, përfaqësues i “GAC” tha se Green Art Center – Prishtina në Komunën e Gjilanit synon të trajtoj problematika të ndryshme zhvillimore, bashkërendim të aktiviteteve me pushtetin lokal për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, dizajnimin dhe implementimin e projekteve në bashkëpunim me Kuvendin komunal etj.

Përndryshe, Green Art Center – Prishtina do të punësojë kryesisht qytetarë resident lokal për implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të saj në Komunën e Gjilanit./rajonipress/