FITORJA

Haziri ndan shpërblimet për fituesit e “Europan Kosova”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur fituesit e këtyre projekteve, të cilët shoqëroheshin nga profesori Ilir Gjinolli, ua ndau shpërblimet, ndërsa tha se është impresionuar nga prezantimet e tyre urbanistike për Gjilanin.

Organizata Europan Kosova në bashkëpunim me Organizatën Europan Europe, e cila është bienale ndërkombëtare e dizajnit urban, përmes përfaqësuesve të tyre, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku kanë paraqitur prezantimet e tyre për planifikimin urban dhe arkitektonik.

Fillimisht është hapur ekspozita me projektet e konkursit Europan12 në Galerinë e qytetit, ndërsa më pas është bërë edhe prezantimi i projekteve fituese nga ana e dy grupeve të profesionistëve të rinj: “Studio Lunar” dhe “Architecture.

Prezantimet e fituesve të këtyre projekteve ishin kryesisht për zhvillimin e qendrës së qytetit, me theks të veçantë, siç u quajt, boshti kurrizor urban për të krijuar hapësira më të mira qytetarët , për ta sjellë Gjilanin në një nivel tjetër të avancuar urbanistik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur fituesit e këtyre projekteve, të cilët shoqëroheshin nga profesori Ilir Gjinolli, ua ndau shpërblimet, ndërsa tha se është impresionuar nga prezantimet e tyre urbanistike për Gjilanin.

Uji Dea

“Është një nderë i madh qe jeni sot këtu në Gjilan. Dua ta theksoj që ishte një mëngjes fantastik për mua sot duke parë prezantimet e juaja për Gjilanin. Me prof. Ilir Gjinollin kemi diskutuar javë më parë dhe ishim duke i pritur me padurim propozimet e juaja. Më keni impresionuar shumë duke pasur parasysh që në duhet të rizhvillojmë infrastrukturën tonë”, është shprehur kryetari Haziri.

Haziri theksoi se jemi duke e diskutuar që kazermën e FSK-së ta zhvendosim në periferi dhe një pjesë t’ia dedikojmë kampit studentor .

“E dimë që është një kosto e lartë po megjithatë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë që Gjilani dhe qytetarët e saj në të ardhmen të kenë më shumë hapësira të gjelbëruara dhe qyteti në përgjithësi të merr frymë më lirshëm”, potencoi kryetari Haziri.

Europan Kosova është themeluar me idenë që të promovojë konkursin dhe rëndësinë e tij edhe në vendin tonë, duke qenë pjesë e rrjetit të Europan Europe për të mundësuar një hapësirë të re edhe për profesionistët e rinj të Kosovës për të qenë pjesë e garës, por edhe të tjerë nga jashtë të reflektojnë dhe kontribuojnë me idetë dhe vizionet e tyre për lokacionet në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.