Eko Higjiena

Haziri ndahet i kënaqur me cilësinë e punimeve të trotuarit në Velekincë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i Departamentit të Prokurimit Salih Kqiku, ka vizituar mbrëmë punimet që po realizohen në ndërtimin e trotuarit nga fshati Vlekincë e deri tek shkolla fillore “Abaz Ajeti”.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve të trotuarit, i cili i ofron mundësi më të mira të qarkullimit për qytetarët e kësaj ane.

“Ky projekt është vazhdimësi e qindra projekteve që janë realizuar në kuadër të implementimit të katërshes së madhe të prioriteteve të Komunës së Gjilanit, ku hynë infrastruktura me të gjitha elementet përcjellëse. Ndërtimi i këtij trotuari iu mundëson qytetarëve që të qarkullojnë më lirshëm”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kryetari Haziri tha punimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, ku parashihen të realizohen projekte të mëdha në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Ndryshe, projekti për ndërtimin e trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë është investim nga të hyrat komunale dhe kap vlerën e afro 140 mijë euro.

Ndërtimi i këtij trotuari ka qenë premtim publik i kryetarit Lutfi Haziri në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, i cili tashmë po bëhet realitet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.