Uji Dea

Haziri: Naim Shaqiri do të mbetet shembulli më i mirë i veprimtarit, profesorit dhe humanistit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe profesorit Naim Shaqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familja Shaqiri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar dhe veprimtarin, Naim Shaqiri.

Naimi ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet një shembull i mirë i një qytetari të moderuar, aktiv në shoqëri, ekspeditiv dhe figurë e humanizmit e respektit ndaj secilës gjeneratë në komunën e Gjilanit dhe më gjerë, duke përçuar mesazhin e duhur të një intelektuali të nivelit të lartë.

Familje e nderuar, kolegë të punës dhe të gjithë ju që e keni njohur Naimin, ju shpreh ngushëllimet me dhembje të madhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Naimi ka qenë i të gjithë neve bashkërisht, sepse me të gjithë ka qëndruar në raport të drejtë dhe lojal për zhvillim të Gjilanit dhe Anamoravës.

Naimi na mungon të gjithëve dhe kujtimet për të sot do t’i kenë një numër shumë i madh i gjilanasve nga këndvështrime të ndryshme dhe pozitive. Nxënësit e tij dhe kolegët me të cilët ai punoi, kishin rastin të marrin shumë nga ai, e më së shumti, respektin ndaj punës, produktivitetin në procese të ndryshme para, gjatë dhe në lirinë e Kosovës.

Ai ka lënë tek secili prej nesh nga një pjesë të tij të cilën do ta kujtojmë gjithnjë, ndërsa ne kemi humbur mikun, profesorin, kolegun e kritikun e drejtpërdrejtë të punës dhe procesit të shëndosh.

Prandaj, të gjithë ju që e keni njohur, t’i ruani kujtimet për të dhe të bëheni të fortë.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.