UBT

Haziri: Myftiun Rexhep Boja do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë në shtetet e Lindjes së Mesme

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.

“E nderuara familje Boja,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.

Myftiun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës në shtetet e Lindjes së Mesme.

ARKATANA

Me Myftiun Rexhep Boja kemi bashkëpunuar në disa raste për njohjen e shtetit tonë, derisa ishim bashkë edhe në Konferencën Islamike.

Do ta kujtoj gjithmonë si mik të mirë, njeri e intelektual të jashtëzakonshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Boja, Bashkësisë Islame të Kosovës, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.