UBT

Haziri: Mustafa mbetet kandidat për kryeparlamentar

/ 2 minuta lexim

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se më 12 shtator do të gjendet rrugëdalja nga ngërçi politik, në mënyrë që të konstituohen organet e Kuvendit. Haziri shpreson të gjendet një rrugë ligjore, për t’i dhënë mundësinë që kryeparlamentarin ta zgjedhë ai që e ka shumicën.

“Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën PDK-së. Por, në këtë rast besoj shumë që do të gjendet rruga ligjore, në mënyrë që ai që e ka shumicën parlamentare të ketë mundësi për ta kandiduar për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm dhe kandidati mbetet Isa Mustafa”, ka thënë Lutfi Haziri për “Politiko.net”.

Haziri, ka thënë se seanca ka mundur të thirret shumë më herët.

UBT

Sipas tij, të gjitha përgatitjet teknike kanë qenë të rregulluara nga Kryesia e kaluar e Kuvendit.

“Në fakt, mendoj se është e vonuar thirrja e seancës. Ka mundur të thirret shumë më herët. Rendi i Punës dhe përgatitjet teknike kanë qenë të rregulluara nga ish-Kryesia e Kuvendit, sipas mandatit dhe rregullores që e ka përgatitur seancën”, është shprehur Haziri.