GRANDEMALL

Haziri: Mos rrezikoni duke u përqafuar në festë sepse e bartni virusin dhe shkaktoni dhimbje në familje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i keq që edhe kësaj radhe nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit, por ka shfaqur shpresën që në festat e ardhshme të festohen siç i ka hije.

“Lajmi është i keq sepse nuk organizohet falja e namazit të Kurban Bajramit sipas traditës. Ne kemi qenë të gatshëm ta respektojmë çdo lloj vendimi që kryetari i KBI-së në Gjilan e sjell. Nuk ka therrje të kurbanëve dhe nuk ka ceremoni. Ju lutem, festoni në pandemi me kujdes. Mos i aplikoni vizitat nëpër familje. Mos rrezikoni duke u përqafuar e festuar dhe të bartni infeksion, duke shkaktuar dhimbje në familje. Dëgjoni institucionet dhe dëgjoni policët kur ju këshillojnë e rekomandojnë. Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19”, ka thënë Haziri, pas takimit me Komitetin komunal të Gjilanit për menaxhimin dhe paralandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka njoftuar së totali i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan është 478, 309 prej tyre janë të shëruar, 32 pacientë janë duke u hospitalizuar, ndërkohë që 16 gjilanas kanë ndërruar jetë.

“Mënyra se si janë ndare nga jeta, është alarm për ne të gjallët. Infeksioni nuk është infeksion që duhet të injorohet e të nënvlerësohet”, tha ai.

Fundamenti

Sa i përket masave të reja të Qeverisë, Haziri tha se çerdhet do të hapen pas një vlerësimi që DKA do t’ia paraqesë Komitetit komunal, ndërkaq ka theksuar se gastronomia dhe te gjitha shërbimet, do të monitorohen nga inspektorët dhe policia në mënyrë strikte.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka konfirmuar se në përputhje me rekomandimet e IKSHP, kanë marr vendim që nga nesër e deri më 10 gusht të mbyllen xhamitë, për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Duke e pasur parasysh së 16 persona ndërruan jetë brenda 24 orëve dhe një numër i madh janë infektuar, kryesia e Bashkësisë Islame ka vendosur kjo festë e sakrificës të festohet me zemër dhe shpirtë. Të shtrihet dora e pajtimit dhe solidaritetit. Ne si Këshill i kemi anuluar edhe vizitat e parapara me përfaqësuesit e institucioneve dhe kërkoj mirëkuptim nga besimtarët. Mos shkoni nëpër vizita në familje, t’i ruajmë të moshuarit tanë e familjet tona sepse shëndeti është mbi të gjitha”, ka thënë Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.