Hidromorava

Haziri: “Mollëkuqet” një storie e suksesit në fushën e kulturës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Mollëkuqet” Festivali i Këngës për Fëmijë në Gjilan, është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm që kjo organizatë kulturore punon me fëmijët e grupmoshave të ndryshme dhe nxjerrjen e talentëve të rinjë në nivelin e zhvillimit të mëtejm profesional në karrierën e tyre.

“Konfirmoj edhe sot nga këtu që mbështetja e Komunës së Gjilanit, për “Mollëkuqet” sikur edhe deri më tani, do të vazhdoj në të gjitha aktivitetet. Janë këta fëmijë që me talentin e tyre në këndim dhe me pjesëmarrje të vazhdueshme nëpër festival të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, po na bëjnë krenar dhe na shtojnë shpresën se kemi një gjeneratë e cila premton shumë në fushën e kulturës në përgjithësi. Çmimet e shumta, mirënjohjet dhe dekoratat janë dëshmia më e mirë e sukseseve dhe e rrugës së sigurtë që kanë këta fëmijë gjatë karrierës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

FIDANISHTJA

Kurse Arta Haziri-Nuhiu, menaxhere e “Mollëkuqeve”, ka prezantuar historikun e gjatë që ka kjo organizatë kulturore, duke potencuar konkretisht sukseset e arritura vazhdimisht në pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër festival të shumta brenda Kosovës por edhe jashtë kufijëve të saj. Ajo gjithashtu ka potencuar edhe suksesin e arritur si përfaqësuese e Kosovës festivalin e organizuar në Maltë gjatë këtij viti, ku kanë marrë medaljen e argjend.

Ndryshe, “Mollëkuqet”, kanë edhe ftesa të shumta për pjesëmarrje në festivale të shumta në shtete evropiane dhe rajonale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.