United Hospital

Haziri: “Mollëkuqet”, me suksese të shumta në gara të ndryshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë nikoqir i fëmijëve nga Festivali i Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, të cilët i ka uruar për sukseset e arritura, sikur që i ka inkurajuar për angazhim edhe më të madh gjatë të ardhmes, dhe mbështetjen institucionale për pjesëmarrje edhe në festivalet jashtë vendit.

Haziri ka uruar fëmijët për sukseset e shumta që kanë prekur përmes pjesëmarrjes në festival të ndryshme që nga Gjilani, qytete të ndryshme të Kosovës, pastaj pjesëmarrje në festivalin e fëmijëve në Shkodër, Dibër, Kërçovë, Preshevë dhe qytete të tjera.

FIDANISHTJA

“Ju më keni impresionuar me energjinë e madhe dhe sukseset e arritura nga gara të ndryshme anë e këndë trojeve shqiptare. Mbështetja e Komunës do të jetë e përhershme dhe gjithnjë në funksion të krijimit të kushteve më të mira dhe më të lehta për pjesëmarrje nëpër festivale”, ka thënë kryetari, duke i uruar prindërit dhe mësimdhënësit për punën që bëjnë me këta fëmijë dhe me sukseset, që janë krenari e familjeve dhe pse jo edhe e Gjilanit.

Ndërsa, fëmijët që në këtë rast kishte solist, valltar, dhe instrumentist, nën përcjelljen e mësueses Arta Haziri-Nuhiu, kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haziri, kryesisht për karrierën e tij politike, ngjitjen drejtë majave të sukseseve qeverisëse e politike por edhe për familjen e tij dhe angazhimin në shkollë që nga fëmijëria./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.