UBT

Haziri mirëpret interesimin e investitorëve francez

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri së bashku me kryesuesen, nënkryetarin dhe drejtorët, kanë pritur në një takim pune dhe konsultimi, përfaqësuesit e Kompanisë “DesJoyaux”, respektivisht menaxherin e eksportit David Gaillard, të cilët janë të interesuar për investime në Gjilan, kryesisht në pishina (olimpike dhe para-olimpike), ambiente rekreative – sportive dhe renovime.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar kompaninë “DesJoyaux”, që kanë shprehur interesimin për investime në Gjilan, dhe ka theksuar se Gjilani i mirëpret investitorët e huaj për të krijuar mundësi më të mëdha dhe vende pune për qytetarët e Gjilanit.

“Palestra e Sporteve, Stadiumi dhe hapësira të tjera në Komunën tonë mund të jepen me partneritet publiko-privat. Ne jemi të gatshëm që t’i lëvizim gjërat përpara. Angazhimi im por edhe i gjithë stafit tim është në shërbimin tuaj, sepse të gjithë ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe një jete më të mirë për ta. Ju propozoj që t’i vizitoni këto lokacione për të përcaktuar investimet konform interesimit tuaj”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Ndërsa, David Gaillard, menaxher i eksportit, ka thënë se si kompani janë të gatshëm të investojnë dhe projektojnë ndryshimet në ambientet ekzistuese që i menaxhon Komuna e Gjilanit.

“Ne sot jemi këtu të njoftohemi me mundësinë e Partneritetit Publiko – Privat, lokacionet ku mund të hyjmë në këtë partneritet dhe përfitimin që do ta kenë qytetarët e Gjilanit. Ne do të dalim të shohim këto lokacione dhe së bashku me projektuesit tanë do të studiojmë projektimin dhe mundësinë e investimeve këtu”, tha ndër të tjerash ai.

Ndryshe, Kompanisë “DesJoyaux”, operon dhe ka aksione në mbi 80 shtete të ndryshme të botës, ndërsa selia qendrore e saj është në Lyon të Francës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.