Fidanishtja

Haziri: Mirënjohje të thellë Lagjes së Vishnjeve për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së

/ 2 minuta lexim

Lagjja e Vishnjeve i ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme kryetarit, Lutfi Haziri dhe kandidatin e LDK-së, Herolind Ramadani, për garën e 17 tetorit.

Në emër të qytetarëve të Lagjes së Vishnjeve ka folur kryetari i Nëndegës dhe Këshillit, Demush Vokshi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e të gjitha premtimeve, derisa theksoi se me investimet aty, kjo lagje ka marrë pamje krejt tjetër.

E kryetari Haziri ka shprehur mirënjohje të thellë për besimin e madh që ia ka dhënë kjo lagje në vazhdimësi.

Hidromorava

“Ne i kemi zgjidhur problemet e mëdha të Lagjes së Vishnjve. Ia kemi ndërruar edhe emrin, të cilin dikush e përdorte në kuptim pezhorativ. Nga një vendbanim joformal, këtë lagje e kemi ndërruar për së miri, duke iu siguruar ujin e pijes, e duke ndërtuar rrugët, kanalizimin e ndriçimin publik. Na ka mbetur edhe një pjesë e ndriçimit publik dhe trotuari, të cilat do të realizohen në fillim të mandatit të ri. Kjo ka qenë lagjja ka qenë e para që në shtator të vitit 2013 ma dha besimin e plotë, për ra konfirmuar më 2017. Edhe për mbështetjen e sotme, jam falënderues përjetë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)