UBT

Haziri: Mijëra vullnetarë janë bashkuar në aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot ka filluar aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovës”, dhe është duke u punuar në eliminimin e shtatë deponive të egra të identifikuara deri më tani.

Udhëheqës i aksionit ishte kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga stafi i tij dhe I rrethuar rrethuar edhe nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë, OJQ-ve, qytetarëve të shumtë etj.

Me këtë rast, kryetari Haziri, ka thënë se ky aksion “Ta pastrojmë Gjilanin”, po realizohet në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të bëhet eliminimi i shtatë deponive të egra të identifikuara në lagje dhe fshatra të ndryshme derisa ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kujdesen çdo ditë për ambientin.

Uji Dea

“Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, ka nisur në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, në 24 majin, si datë e shënuar tashmë prej vitesh, që i kushtohet veçanërisht pastërtisë së hapësirave publike. Sot do të pastrohet në fshatin Shillovë e Muhaxherëve, pastaj Livoçi i Ulët, fshati Velekincë, Livoçi i Epërm, lagja “Zabeli”, “Arbëria”, Dardania” dhe disa deponi të vogëla në Gjilan, poashtu do të bëhet edhe pastrimi i gjithë qendrës së qytetit. Jemi të mobilizuar si institucione që sot bashkërisht, me mijëra aktivist – vullnetarë, të largojmë disa qindra tonelata mbeturina nga qyteti ynë”, ka thënë Haziri derisa grumbullonte mbeturinat e hedhura vend e pa vend.

Ai ka potencuar se Gjilani shënon këtë datë për çdo ditë kalendarike dhe në shikim të pare, Gjilani tashmë është një qytet që ka nivel të lartë të pastërtisë përmes përkushtimit me punë të përditshme, mirëpo, ka ende punë që të kemi një ambient çfarë të gjithë bashkërisht e dëshirojmë.

“Apeloj që të angazhohemi secili nga pozita e vet dhe mundësia që ka që përditë të punojmë në pastërti, sikur që gjithnjë të hudhim mbeturinat në vendet e caktuara”, tha ai për fund. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.