GRANDEMALL

Haziri: Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë – arsimi shtylla kryesore e shtetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shtruar sot iftar për mësuesit e komunës së Gjilanit, të cilët i ka cilësuar si heronjtë tanë të gjallë, të cilët e kanë mbajtur gjallë arsimin shqip dhe kanë edukuar gjenerata të tëra në frymën kombëtare.

“Për LDK’në, mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë, ndërsa arsimi shtylla kryesore e shtetit. Faleminderit përjetësisht për punën e jashtëzakonshme që e keni bërë në mbajtjen gjallë të arsimit shqip, në një kohë të pakohë, sikurse edhe për rezultatet mahnitëse që keni treguar për këto tre vjet”.

“Objektivi i LDK-së është depolitizimi i arsimit dhe investimi në menaxhment për ta depolitizuar këtë sektor të rëndësishëm të shtetit. LDK do të investoj në dije, mësueseve do t’ju paguhet pushimi i lehonisë, ndërsa arsimtarëve do t’i njihet stazhi i punës në vitet 90-ta. Ndërkaq, çdo i ri që e kryen fakultetin, në qeverisjen e LDK’së, do të paguajmë për një vit praktikën”, tha Haziri.

UBT

“Disa kanë tentuar që përmes pitalkave, pjatave e kartelave të telefonit ta ndërrojnë votën. Imagjinoni, nga paniku i madh, sonte, në të njëjtën natë, shtabi i PDK’së ka shtruar iftar për arsimtarët. Por, atyre askush nuk iu beson”, shtoi kreu LDK’së në Gjilan.

Në fund, kryetari Haziri ka prezantuar kandidatët për deputet nga radhët e partisë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri e Avdil Halimi, për të cilët tha se janë më të mirët, të përgatitur profesionalisht dhe njerëz me duar të pastra e pa dosje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.