Fundamenti

Haziri merr urimin edhe nga UNHCR

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë Jo Hegenauver Jr., ka vizituar Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për t’i uruar marrjen e mandatit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për koordinim dhe bashkëpunim në mes të dy palëve në të mirën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Me këtë rast, kryetari Haziri ka falënderuar Jo Hegenauver Jr. për urimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Ai ka thënë se pos këtij takimi, ne gjatë të ardhmes do të kemi bashkëpunim konstruktiv për t’i lëvizur proceset përpara që interesi i qytetarëve të Gjilanit të jetë prioritet i parë sikur edhe që e kemi në programin tonë qeverisës./rajonipress/