Mobi Casa

Haziri merr pjesë në darkën e madhe të iftarit para teatrit të qytetit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bashkësia Islame në Gjilan ka shtruar sonte iftar para teatrit të qytetit, ku në mesin e qindra qytetarëve që e pritën iftarin ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtorët komunal, kryetari i BI-së Sylejman Osmani me bashkëpunëtorë, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava si dhe deputet e përfaqësues nga komunat e Anamoravës dhe Kosovës Lindore.

Në fjalën e rastit, kryetari Lutfi Haziri tha se shembulli i sontëm që Bashkësia Islame në Gjilan e ka bërë, është ajo që ne duhet ta çojmë në shtëpitë tona, në familjet tona, te miqtë tanë, në mënyrë që sofrat të jetë të shtruara për ata që bëjnë sakrificën e madhe në muajin e madh të Ramazanit.

GRANDEMALL

“Jam i nderuar sot që si qytetar i Gjilanit dhe si njëri nga besimtarët e Bashkësisë Islame në Gjilan, t’ju përshëndes me selam, t’ju falënderoj dhe t’ju uroj këtë darkë të iftarit dhe lutem që Zoti të na pranojë këtë agjërim dhe këtë sakrificë që e bëjmë në emër Tij në këtë muaj të madh të Ramazanit. I përshëndes të gjithë sot që jeni prezentë në këtë darkë të madhe, deputet të Anamoravës, kryetar komunash nga Anamorava e nga Kosova Lindore, si dhe gurbetçarët tanë që kanë ardhur për të kaluar pushimet në Gjilan. Besoj shumë se shembulli i sontëm që kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, mulla Sylejman Osmani e ka bërë, është ajo që ne duhet ta çojmë në shtëpitë tona, në familjet tona, te miqtë tanë, në mënyrë që sofrat të jetë të shtruara për ata që bëjnë sakrificën e madhe në muajin e madh të Ramazanit përmes agjërimit, që na bënë të mendojmë dhe të bëjmë punë të hajrit në emër të Zotit, t’ju ndihmojmë njerëzve dhe të jenë të barabartë së paku në sofrën tonë”, tha Haziri.

Një fjalë rasti patën edhe myftiu Naim Tërnava dhe kryetari i BI-së në Gjilan Sylejman Osmani, të cilët bënë bënë thirrje që të gjithë shqiptarët të jenë unik dhe të punojnë për ardhmërinë e vendit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.