Uji Dea

Haziri merr përkrahje maksimale edhe nga ndërmarrësit e rinj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar sot ndërmarrësit e rinj të Gjilanit, me që rast u kanë premtuar atyre lehtësime në funksionimin dhe forcimin e tyre.

“Programi i LDK-së për ekonominë është ai që më së shumti ka nevojë Gjilani. Ju premtoj se në mandatin tim përparësi do t’u jepet bizneseve të Gjilanit. Premtimi i dytë është shlyerja e obligimeve që ka komuna ndaj bizneseve gjilanase dhe ajo që është shumë e rëndësishme është se do ta ulim taksën fillestare komunale”, ka thënë me këtë rast Haziri.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka përshëndetur vendimin e Hazirit për të ulur taksën komunale dhe për t’u dhënë përparësi bizneseve të qytetit, duke shtuar se Haziri ka dëshmuar se e mban fjalën edhe në kohën sa ka qenë kryetar i Gjilanit.

KKVITI

“Kur jemi përcaktuar për Lutfi Hazirin, jemi bazuar në punën e shkëlqyer të tij si kryetar në moshë kaq të re. Luta e kupton shumë mirë se qysh duhet me funksionu jo veç Gjilani, por edhe e gjithë Kosova. E mbështes plotësisht Lutën në idenë e tij për t’i ulë taksën fillestare komunale”, ka thënë Mustafa.

Ndërmarrësit e rinj janë ndarë të kënaqur me zotimet e Hazirit, duke i dhënë përkrahje të fuqishme për të udhëhequr me komunën më 3 nëntor thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: