Fundamenti

Haziri merr mbështetje të fuqishme në Bresalc, Ponesh e Livoq

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aktivitetin në ditën e sotme, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vazhduar në fshatin Ponesh dhe në lagjet “Mihirtë dhe “Gllama” në Bresalc, meqë rast mori mbështetje të madhe për të triumfuar më 3 nëntor.

Banorët e këtyre fshatrave iu ankuan zotit Haziri se u mungojnë të gjitha kushtet elementare për jetë, duke filluar që nga ajo e infrastrukturës, ndërsa kanë shprehur besimin se me Hazirin kryetar, këto probleme do të zgjidhen.

Pasi ka falënderuar për përkrahjen e madhe që i dhanë këto fshatra, Haziri tha se detyrat më urgjente si: rruga, kanalizimi, ujësjellësi dhe ndriçimi do t’i kryej në mandatin e tij, por edhe punët tjera.

“Unë e di që punët kanë mbetur aty ku i kemi lënë ne në vitin 2007, por duhet të duroni deri më 3 nëntor, sepse në qeverisjen time nuk do t’i keni këto probleme. E di që keni nevojë edhe për një shtëpi të kulturës edhe për sallë sportive, por edhe këto do të bëhen në mandatin tim. Njëherë do t’i heqim hajninë, e pastaj vadat dhe të gjitha problemet tjera”, ka thënë Haziri.

Në kuadër të kësaj vizite, z.Haziri vizitoi edhe familjen e veprimtarit dhe atdhetarit Sabri Byqmeti, në fshatin Ponesh, duke iu falënderuar për kontributin e madh që ka dhënë në interes të Gjilanit.

Luta: Qeverisja aziatike i ka bërë gjilanasit opozitë

Lagjja II/2 i ka bërë një pritje madhështore Lutfi Hazirit, kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, në vizitën e sotme atje.

Gjatë këtij tubimi, qytetarët janë shprehur se pushteti në largim ua ka pamundësuar jetën e dinjitetshme, duke mos i kryer asnjë nga premtimet e dhëna. Kësaj lagje u mungojnë rrugët, trotuaret, ambulanta është në gjendje të mjerueshme, mungon ndriçimi etj.
Ata thanë se Lutfi Hazirin e shohin si shpresë për këtë qytet dhe për këtë kanë vendosur ta votojnë masovisht më 3 nëntor.

Kryetari Haziri, pasi i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe, ka thënë se do të punojë ndershëm për t’ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur këtij qyteti, për t’ia kthyer demokracinë që e cungoi ky pushtet.

Uji Dea

“Unë e di që punët kanë mbetur po aty ku i kemi lënë ne në vitin 2007. Por, ne do t’i kryejmë të gjitha problemet që ju preokupojnë. Do t’ia kthej qytetarëve nderin dhe krenarinë. Këtë do ta bëjmë me besim në Zot, familje e atdhe”, ka thënë zoti Haziri.

Ai tha se kryeministri po mundohet t’u shet kopalla gjilanasve me premtimet që kurrë s’i realizoi, por mashtrimi më nuk shitet në këtë qytet.

“I kam thënë kryeministrit, eja më shpesh sepse sa herë që po vjen e po premton, qytetarët aq ma shumë po e kuptojnë që po rrenë. Gjilani ka kapacitetet për t’u zhvilluar, por i prinë një njeri i korruptuar, i cili ka ardhur me vota të vjedhura e të blera nga komuniteti serb dhe ka konflikt interesi me fabrikën e tij të bananeve, e me kiosqe. Ky njeri është sinonim i së keqes, i degradimit, i depresionit ekonomik e politik. Por i ka ardhë fundi sepse Gjilani nuk e duron këtë kulturë aziatike të qeverisjes. Kjo qeverisje e keqe e ka bërë krejt Gjilanin opozitë”, ka theksuar Haziri.

Livoqi i Epërm i jep përkrahje të fuqishme Lutfi Hazirit

Përkrahja, si në kohën e Ibrahim Rugovës, po vazhdon për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Banorët e fshatin Livoq i Epërm, me masivitetin e sotëm në tubim, i kanë dhënë vulën e fitores zotit Haziri.

Gjatë këtij takimi, zoti Haziri i ka garantuar qytetarët e këtij fshati se në qeverisjen e tij, do të vijnë ditë të mira për këtë fshat, duke ua rregulluar problemet elementare që po i mundojnë.

“Qytetarët e Livoqit janë njerëz evropian, janë njerëz punëtorë, janë atdhetar, por e keqja është se janë udhëhequr nga një qeverisje aziatike me bazë ruse. Ju e keni tokën e mirë, që ua ka dhënë Zoti dhe këtë do ta shfrytëzoni sepse do t’ju subvencionojmë në bujqësi, duke ua mundësuar falas: farën, naftën, plehun dhe korrjen, ndërsa për pemëtarët dhe perimtarët do t’ua garantojmë shitjen në kompaninë që Gjilani krenohet me të “Ask Foods”, është shprehur njeriu që do ta ndryshojë Gjilanin thuhet në tri njoftimet e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/