Haziri, merr mbështetje nga qytetarët e “Rrugës së Prishtinës”

Gjilan – Lutfi Haziri tha se gjilanasve u duhet një qeveri që punon për qytetarët, e jo si ata që kanë favorizuar jabanxhinjtë, që kanë punuar vetëm për vete dhe familjet e tyre.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vazhduar sot fushatën “ecje në këmbë” në rrugën e Prishtinës.
Gjatë takimeve të shumta me qytetarë, Haziri ka biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet, ndërsa mori mbështetje të madhe për ta bërë fitoren sa më të madhe më 3 nëntor.
Kryetari Haziri premtoi se në këtë lagje do të bëjë investime të mëdha, duke filluar nga rrugët, trotuaret, kanalizimet dhe ndriçimin publik.
Ai tha se gjilanasëve u duhet një qeveri që punon për qytetarët, e jo si ata që kanë favorizuar jabanxhinjtë, që kanë punuar vetëm për vete dhe familjet e tyre thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan.
Lagjja “Arbëria” nuk mashtrohet me improvizimet e partisë së keqe
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit kandidat i kësaj partie për kryetar, Lutfi Haziri, ka takuar sot qytetarët e lagjes “Arbëria”, i cili u prit ngrohtësisht gjatë bisedave me ta.
Kjo është një lagje që është margjinalizuar krejtësisht nga ana e pushtetit në ikje, duke mos investuar asgjë në këtë pjesë të qytetit.
Qytetarët, pasi shprehën brengat për problemet e mëdha infrastrukturore, konstatuan se kësaj qeverie i ka ardhur fundi dhe se më 3 nëntor do ta dalin në mënyrë masive për t’i ndëshkuar ata që ua bënë jetën tmerr.
“Ai jabanxhiu i Gjilanit ka ardhur edhe sot në qytet, por e ka kot sepse gjilanasit nuk mashtrohen më. Pushteti aziatik e ka nisur parkun në këtë lagje para 2 vjetëve dhe tek tash kanë nisur të improvizojnë me pesë lopata, me ndonjë dritë, me fasada. Ju jeni dëshmitarë se çfarë gjendje të mjerueshme është kjo lagje në infrastrukturë, punët kanë mbetur po aty ku i kemi lënë në vitin 2007. Unë i them këtij mashtruesit të vogël se gjilanasit dhe “Arbëria” nuk mashtrohet më. Do ta ndëshkojnë keqqeverisjen saqë do të mbeten me gojë hapur më 3 nëntor”, iu ka thënë Haziri banorëve të lagjes “Arbëria”./rajonipress/