Hidromorava

Haziri merr mbështetje nga Kroacia për integrimin e Kosovës në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në përbërje i kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrime Europiane, Glauk Konjufca dhe Ismet Beqiri anëtar të këtij komisioni, kanë vizituar këtë javë Republikën e Kroacisë , në vazhdën e përgatitjeve para negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, kurse së bashku me komisionin parlamentar ishte edhe Gëzim Kasapolli, zëvendës ministri për Integrim Evropian.

Delegacioni zhvilloi takime në Parlamentin e Kroacisë (Sabor) si dhe në Ministrinë e Jashtme dhe për Çështje Evropiane.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Kosovës u prit nga Komisioni Parlamentar për Çështje Europiane në Parlamentin e Kroacisë (Sabor).

Duke folur në emër të delegacionit të Kosovës, kryetari i Komisionit për Integrime Europiane, Lutfi Haziri, bëri një përshkrim të gjendjes së Republikës së Kosovës lidhur me procesin e integrimit europian dhe rolin e Kuvendit në përafrimin e legjislacionit me Acquis të BE-së, si dhe bashkëpunimin me Qeverinë.

Haziri theksoi faktin se Kroacia është shembulli më i mirë që tregon një storie të suksesit në integrimin europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mobi Casa

Kurse, Daniel Mondekar, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane në Parlamentin e Kroacisë, mirëpriti delegacionin nga Kosova, duke thënë se Parlamenti Kroat do ta mbështesë Parlamentin e Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Ai tregoi për sfidat të cilat ka kaluar Kroacia gjatë procesit të anëtarësimit në BE.
Delegacioni kosovar po ashtu është pritur nga Andrej Plenkoviq, eurodeputet ne kroat në Parlamentin Europian.

Delegacioni i Komisionit për Integrime Europiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës i shoqëruar nga zëvendësministri për Integrim Europian dhe përfaqësues të ambasadës, pati takime të ndryshme edhe në Ministrinë e Jashtme dhe për Çështje Europiane, si me Maja Bogdan, udhëheqëse e Divizionit për COREER II, si dhe Zhelko Kuprica, ish-ambasadorin e Kroacisë ne Beograd.

Në të gjitha takimet, pala kroate vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale janë zhvilluar mjaft mirë dhe siguroi se nuk do të mungojë mbështetja për Kosovën dhe aspiratat e saj europiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.